Një zjarr i madh ka rënë në një stan bagëtish në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dëmi që është shkaktuar nga flakët është tepër i madh pasi janë djegur 200 dele, si dhe bazë ushqimore për ushqyerjen e tyre. Zjarri ka rënë rreth orës 06.15 të mëngjesit, në një stan në fshatin Viron, afër Finiqit.
Ndërkohë, pronari i stanit ka thënëë se kur ka shkuar nëë mëngjes për të mjelë bagëtinë, ka parë që të gjitha po digjeshin.
“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.