Zjarri në anijen e peshkimit në Durrës, reagon ambasada italiane: Aksion i pabesueshëm i Guardia di Finanza, shpëton 3 peshkatarët (FOTO-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:45 29-05-2020 Zjarri në anijen e peshkimit në Durrës, reagon ambasada italiane: Aksion i pabesueshëm i Guardia di Finanza, shpëton 3 peshkatarët (FOTO-DETAJE) Foto nga operacioni

Ditën e sotme ka marrë flakë një anije peshkimi në brigjet e detit Adriatik në Durrës, ku fatmirësisht janë shpëtuar 3 peshkatarë anëtarë të ekuipazhit.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar ambasada Italiane në Tiranë e cila bën me dije se operacioni i shpëtimit është zhvilluar nga Guardia di Finanz e cila ka shpëtuar në kohë 3 peshkatarët.

“Aksion i pabesueshëm shpëtimi i zhvilluar nga GDF në Durrës: një anije peshkimi e cila kishte marrë flakë dhe tre peshkatarë në të të shpëtuar pak më parë falë një operacioni shpëtimi në det.

Faleminderit GDF për praninë e vazhdueshme dhe veprimin e menjëhershëm në mbështetje të autoriteteve dhe shtetasve shqiptarë”, shkruan ambasada.

Anija ndodhej në një largësi 6 milje nga bregu dhe shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

101507477_2937840616291597_813476632747573248_o_1.jpg

100790533_2937841136291545_7603611780723507200_o.jpg

101507477_2937840616291597_813476632747573248_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095720291137695
array(1) { ["section"]=> string(146) "zjarri-ne-anijen-e-peshkimit-ne-durres-reagon-ambasada-italiane-aksion-i-pabesueshem-i-guardia-di-finanza-shpeton-3-peshkataret-foto-detaje-208309" }