Zjarri në fasonerinë në Skrapar, OSHEE: Flakët kanë dëmtuar kabllot e fiderëve, disa fshatra pa energji elektrike

Publikuar tek: aktualitet, më 21:50 06-08-2020 Zjarri në fasonerinë në Skrapar, OSHEE: Flakët kanë dëmtuar kabllot e fiderëve, disa fshatra pa energji elektrike Flakët në fabrikën e këpucëve në Çorovodë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot pasdite në një fabrikë këpucësh në Çorovodë të Skraparit.

 

Ndërkohë OSHEE njofton se si pasojë e zjarrit, ka pësuar dëmtime NST Corovoda 1, që tashmë është vendosur në punë.

Në njoftim, OSHEE shprehet se për shkak të zjarrit janë dëmtuar disa kabllo të fiderave në dalje të nstacionit duke lënë pa energji disa fshatra.

Njoftimi i OSHEE-së:

Njoftim për abonentët Skrapar

Pas stakimit për masë sigurie si pasojë e zjarrit që ra sot në mbrëmje në një magazinë pranë NST Corovoda 1, u vendos në punë nënstacioni dhe aktualisht ka marrë energji qyteti i Çorovodës dhe ujësjellësi.
Për shkak të zjarrit janë dëmtuar disa kabllo të fiderave në daljè të nstacionit duke lënë pa energji një pjesë të fshatrave:

Çerenisht, Nishice, Veleshnje, Potom, Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje, Gjorgove. Grupet e avarisë të OSSh po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091300010681152
array(1) { ["section"]=> string(117) "zjarri-ne-fasonerine-ne-skrapar-oshee-flaket-kane-demtuar-kabllot-e-fidereve-disa-fshatra-pa-energji-elektrike-216336" }