Zjarri në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris, reagon Meta: I trishtuar

Publikuar tek: aktualitet, më 21:10 15-04-2019 Zjarri në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris, reagon Meta: I trishtuar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak momente më parë për zjarrin e rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.

'I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!', ka shkruar Meta në reagimin e tij.

Rreth dy orë më parë shtëllungat e tymit që dukeshin në gjithë Parisin u raportuan me shpejtësi nga mediat botërore, ndërkohë dhe qytetarët postonin foto dhe video nga djegia e katedrales së famshme të Notre-Dame.

LEXO EDHE: SHPËRTHEN NË FLAKË KATEDRALJA E FAMSHME E NOTRE-DAME NË PARIS (FOTO-VIDEO)

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081610679626465
array(1) { ["section"]=> string(84) "zjarri-ne-katedralen-e-famshme-te-notre-dame-ne-paris-reagon-meta-i-trishtuar-160558" }