Zjarri në New York me 12 viktima, policia zbulon shkakun misterioz

Publikuar tek: bota, më 07:13 30-12-2017 Zjarri në New York me 12 viktima, policia zbulon shkakun misterioz

Hetuesit në Nju Jork dyshojnë se zjarri në një ndërtesë në lagjen Bronks, ku mbetën të vdekur 12  persona është shkaktuar nga loja e një fëmije. 

Një djalë i pambikëqyrur trevjeçar aksidentalisht ka ndezur zjarrin, tha komisionari për zjarre, Daniel Nigro.

Pasi nëna e djalit ka ikur nga banesa me dy fëmijët e saj, ajo ka lënë derën hapur, duke bërë që flakët të përhapen në korridore, tha ai.

Zjarri të enjten në mbrëmje ka qenë më vdekjeprurësi në qytet në 25 vitet e fundit, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, shkruan rel. 

Policia tha se në mesin e të vdekurve janë tri vajza, të moshës 1, 2 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë që nuk është identifikuar ende.

Mbi 160 zjarrfikës kanë ndihmuar për t’i shuar flakët. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngacmimet seksuale, prezantohet nisma e veçantë për festat e fundvitit në Berlin
Shpërthim i fuqishëm në një club nate, plagosen të paktën 31 persona, burrë e grua autorë të dyshuar »
Article Logic
Execution time: 0.009235143661499
array(1) { ["section"]=> string(72) "zjarri-ne-new-york-me-12-viktima-policia-zbulon-shkakun-misterioz-104893" }