Zjarri në Notre-Dame, detajet e para nga hetimi: Dyshohet se ishte aksidental

Publikuar tek: bota, më 09:08 16-04-2019 Zjarri në Notre-Dame, detajet e para nga hetimi: Dyshohet se ishte aksidental

Zjarri në katedralen Notre-Dame de Paris dyshohet të ketë qenë aksidental. Këto janë detajet e para nga hetimi i Prokurorisë së Parisit.

Hetuesit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, thanë për mediat se besojnë që zjarri në Katedrale filloi aksidentalisht, dhe nuk ishte i qëllimshëm.

Ata thanë se sipas hetimeve të para dalin në këtë përfundim, mirëpo ende mbetet shumë për të hetuar, dhe nuk është kjo përgjigje përfundimtare, raporton The Guardian, transmeton Newsbomb.al.

Mediat kanë raportuar se me gjasë zjarri filloi aksidentalisht, nga ndërtuesit të cilët po e ri-konstruktonin godinën. Mendohet se nga aty filloi zjarri, i cili fillimisht nisi në çati e pastaj u përhap në përmasa masive.

Ndërkaq, Presidenti Emannuel Macron është shprehur se dy kullat kryesore dhe struktura e Katedrales ka shpëtuar dhe deklaroi se do të nisë menjëherë fushatën për mbledhjen e fondeve me qëllim rindërtimin e saj.

af82dc42-355b-4d6b-b7c3-51697cd1c5c8.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065150260925293
array(1) { ["section"]=> string(82) "zjarri-ne-notre-dame-detajet-e-para-nga-hetimi-dyshohet-se-ishte-aksidental-160602" }