Zjarri në spital i merr jetën 23 personave

Publikuar tek: bota, më 12:46 13-12-2015 Zjarri në spital i merr jetën 23 personave

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar në një spital psikiatrik në rajonin rus të Voronezhit. Autoritet gërryen rrënojat e strukturës prej druri e cila u shkatërrua nga flakët.

Ministria e Emergjencave thotë se ata kanë gjetur të gjithë ata që mungojnë me numrin e të vdekurve që tani qëndron në 23.

Kulmi i njësisë njëkatëshe u shemb kur zjarri konsumoi rreth 600 metra katror të ndërtesës. Rreth 70 pacientë kanë qenë brenda, së bashku me katër persona nga stafi mjekësor, kur u ndez zjarri. Të paktën 29 prej pacientëve thuhet se ishin në regjim shtrati ose me lëvizshmëri të kufizuar, transmeton “Tribina”. Vetëm 57 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa e djegur, sipas shërbimet emergjente që punojnë në vendin e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027207136154175
array(1) { ["section"]=> string(48) "zjarri-ne-spital-i-merr-jeten-23-personave-27660" }