Zjarri në Zyrën e Prokurimeve, Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzës së PD: Incident i shkaktuar nga punonjësja, asnjë dokument i djegur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 10-05-2020 Zjarri në Zyrën e Prokurimeve, Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzës së PD: Incident i shkaktuar nga punonjësja, asnjë dokument i djegur Ministria e Shwndetesise

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, për zjarrin që ka djegur dokumentet e tenderave të ministrisë.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se zjarri ka qenë një incident i një prej punonjëseve, ndaj të cilës është marrë masë administrative, por nuk ka patur djegie të dokumenteve të tenderave.

Ministria i ka bërë thirrje PD-së që të lëri shpifjet dhe akuzat, ndërsa shprehet e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rënë zjarr në Institucion, akuza qesharake

Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili "tërheqje vëmendje" të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni.  Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri.

Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë!

LEXO EDHE:Zjarri në Zyrën e Prokurimeve te Ministria e Shëndetësisë, PD publikon emailin zyrtar: Janë djegur dokumente, po zhdukin provat e Mega-vjedhjes (DOKUMENTI)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098259449005127
array(1) { ["section"]=> string(147) "zjarri-ne-zyren-e-prokurimeve-ministria-e-shendetesise-i-pergjigjet-akuzes-se-pd-incident-i-shkaktuar-nga-punonjesja-asnje-dokument-i-djegur-205844" }