Një zjarr masiv ka përfshirë një banesë trë katëshe në Ulzë.
Mësohet se vatra e zjarrit ka rënë në katin e tretë ndërtesës në të cilin jetonin inxhinierë turq, që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.
Paraprakisht dyshohet se personat që jetonin në këtë apartament, kanë lënë një ngrohëse ndezur, duke shkaktuar zjarrin.
Një zjarrfikëse është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa zjarri po rrezikon edhe hyrje të tjera në këtë pallat.