Zjarri shkatërrues në Notre-Dame, prokuroria e Parisit nis hetimet

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 16-04-2019 Zjarri shkatërrues në Notre-Dame, prokuroria e Parisit nis hetimet

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi zjarrin shkatërrues në katedralen e Notre Dame’, ka deklaruar një zëdhënës për CNN.

Bëhet e ditur se prokurorët do të hetojnë në pistën “shkatërrim të pavullnetshëm nga zjarri".

Ndërkaq, presidenti Emannuel Macron ka shpallur emergjencën kombëtare pas zjarrit që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame.

Ai njoftoi po ashtu se, duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 15 milion turistë.  Katedralja u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064690113067627
array(1) { ["section"]=> string(72) "zjarri-shkaterrues-ne-notre-dame-prokuroria-e-parisit-nis-hetimet-160584" }