Zjarri shkrumbon banesën, policia në vendngjarje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:52 12-04-2017 Zjarri shkrumbon banesën, policia në vendngjarje Foto ilustruese

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në një banesë në fshatin Gur i Zi të njësisë administrative Arras.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo është njoftuar për zjarrin. Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar, por shtëpia është shkatërruar plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18.30, jemi njoftuar se në fshatin Guri i Zi, të njësisë administrative Arras, ka rënë zjarr në një banesë.

Është ngritur grupi hetimor dhe sëbashku me Patrullën e Përgjithshme kanë shkuar në vendngjarje.

Në bashkëpunim edhe me ndihmën e banorëve të fshatit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapur përrreth.

Banesa i përket shtetasit G.T,  dhe si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht.

Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz.

Vajza  e të zotit të banesës, shtetasja  O.T,  rreth 17 vjeçe sipas deklarimeve të komshinjëve në momentin që banesa ka marrë flakë është larguar e friksuar dhe është fshehur.

Policia po vijon kontrollin përrreth zonës për gjetjen e saj

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet VIDEO: Ja se si Jurgen Kurti me vjehrrin e tij masakruan shitësin në Durrës
Zhduket në rrethana misterioze adoleshentja nga Librazhdi »
Article Logic
Execution time: 0.011560916900635
array(1) { ["section"]=> string(53) "zjarri-shkrumbon-banesen-policia-ne-vendngjarje-74984" }