Zonat e bllokuara në Librazhd, Balla dhe Qendro inspektim mes dëborës

Publikuar tek: politike, më 16:24 14-02-2018 Zonat e bllokuara në Librazhd, Balla dhe Qendro inspektim mes dëborës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, Afrim Qendro ndoqën nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në zonën e Librazhdit, ku disa zona janë bllokuar. 

Më problematike situata paraqitet në aksin Librazhd-Peshkopi, ku autoritetet po punojnë për hapjen e rrugës. Balla gjatë inspektimit, theksoi se po punohet njëkohësisht jo vetëm për hapjen e rrugës, por edhe për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat e prekura.

 

“Aktualisht aksi që lidh Librazhdin me Peshkopinë, është i vetmi aks kombëtar i pakalueshëm. Së bashku me drejtorin e ARRSH, Afrim Qendro, kemi qenë që prej mëngjesit këtu për të parë nga afër situatën. Punimet për hapjen e këtij aksi kanë filluar nga pjesa e Peshkopisë për të ardhur drejt Librazhdit. Kërkojmë që banorët të shmangin kalimin nga ky aks gjatë ditës së sotme, pasi nesër ky aks do të jetë i kalueshëm për të gjitha mjetet.  Duhet të kemi parasysh që trashësia e dëborës në vende të caktuara i kalon 50 cm që do të thotë që hapja kërkon pak kohë”,- u shpreh Balla.

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro u shpreh se po punohet që ky aks shumë shpejt të kalohet pa problem dhe se rruga do të jetë e kalueshme brenda ditës.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra tha se aktualisht bashkia me mjetet e saj po punon edhe në akse të tjera rurale, të cilat kalohen me vështirësi dhe shumë shpejt këto akse do të bëhen të kalueshme.

28175630_10215817575331655_512968245_n_copy.jpg

28053120_10215817575491659_175588299_n.jpg

28125375_10215817575371656_1927707149_o.jpg

28175630_10215817575331655_512968245_n.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013581037521362
array(1) { ["section"]=> string(75) "zonat-e-bllokuara-ne-librazhd-balla-dhe-qendro-inspektim-mes-debores-110241" }