Zonat e përmbytura, 42% e prodhimit bujqësor dhe 50% e serave

Publikuar tek: ekonomi, më 17:54 16-02-2015 Zonat e përmbytura, 42% e prodhimit bujqësor dhe 50% e serave

Vlerësimet e para, rritja e ekonomike 0.5% më pak se ç’pritej, për shkak te peshës së rëndësishme që kanë zonat e përmbytura në bujqësinë e vendit

Për shkak të përmbytjeve të mëdha Serbia vitin e kaluar ra në recesion duke shënuar një tkurrje me 2% të ekonominë. Sjellim në kujtesë situatën e ngjashme, të krijuar në Bosnje majin e kaluar, ku dëmet e krijuara nga reshjet e shumta rezultuan katastrofike: Një e katërta e popullsisë pa ujë, 100 mijë shtëpi e ndërtesa të tjera dolën jashtë përdorimit, infrastrukturë rrugore e dëmtuar, një bilanc i madh viktimash në njerëz.

Nëse përmbytjet e deritanishme në Shqipëri nuk pritet të na çojnë në recesion, e sigurt është se ekonomia jonë këtë vit do të ndikohet nga kjo situatë dhe rritja e saj nuk do të jetë ajo e pritshmja, raporton Monitor.

Dëmet janë të mëdha, e nuk do të mjaftojë një vit për t’u rekuperuar. Të mbjellat më të mëdha kanë një cikël një vjeçar, ndërsa bagëtitë duan vite të rriten.

Ruzhdi Koni, prodhues dhe tregtar i produkte agroushqimore, pohon për Monitor se, reshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë rrethin e Fierit.

Për sa i përket biznesit të tij, z. Koni deklaroi se për punishten e tij me fidanë e gjithë kjo lagështi e cila pritet të mbetet gjatë, mund të jetë shkaktojë dëme të mëdha në lëndëne parë, pasi në kushte të tilla edhe në mungesës së theksuar të rrezatimit, shfaqen sëmundje të ndryshme. “ Mbetet për t’u parë ky dëm katastrofik kur reshjet të pushojnë”-përfundon z. Koni. Sipas tij, problematika më e madhe mbetet kullimi i tokave, që mungon dhe si pasojë e kësaj, tokat rezultojnë të dëmtuara në masë të madhe.

Hajdar Kuçi, sipërmarrës në bujqësi, edhe pse në rrethinat e Tiranës, tregon se, “nga 12 dynym që kam pasur, 3 dynym janë dëmtuar 100% dhe pjesa tjetër pjesërisht”. Ministria e Bujqësisë duket se nuk është ende e vendosur të fillojë vlerësimin e dëmit, pasi z.Kuçi, thekson se, kishte marrë informacion nga Ministria se ekspertët do të vitin të masnin dëmet, por nuk u dukën.

Dëmi në bujqësi, është faturë humbjeje për familjet që u varfëruan edhe më tej në këtë vit të vështirë por edhe për arkën e shtetit. Bujqësia shqiptare, është pothuajse tërësisht e pasiguruar. Hajdar Kuçi, ish drejtor i Drejtorisë Bujqësore Tiranë thotë se “Për sigurimin kemi tentuar para dy-tre vitesh por nuk e merrnin përsipër kompanitë e sigurimit se ishte me risk”.

Në pritje të vlerësimit zyrtar të dëmeve nga ministria e Bujqësisë, Monitor vlerëson se në bazë të ndikimit të bujqësisë në rritjen ekonomike gjatë vitit 2014, nëse ky sektor do të shënojë rritje zero ose rënie, ndikimi në rritjen ekonomike vlerësohet minimumi 0.5 pikë përqindjeje. Efekti pritet të jetë i lartë për shkak të peshës së madhe që zënë Fieri e Vlora në bujqësinë shqiptare, sidomos Fieri në prodhimet e serave.

Sipas të dhënave të vjetarit statistikor të Ministrisë së Bujqësisë, Fieri dhe Vlora, sigurojnë gjysmën e të ardhurave të prodhimit bujqësor. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave, të ardhurat nga përpunimi ishin 3 miliardë lekë, po aq sa prodhimi në gjithë pjesën tjetër të vendit.

Kjo peshë e lartë vjen nga përqëndrimi i madh i aktivitetit agroushqimor, por edhe sipërfaqja e gjerë bujqësore, veçanërisht në zonën e Fierit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në dy rrethe gjendet 27% e të gjithë tokës bujqësore shqiptare dhe 42% e totalit të parcelave të mbjella. Në Fier gjendet njëkohësisht edhe pjesa më e madhe e serave, 49% e totalit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02009105682373
array(1) { ["section"]=> string(63) "zonat-e-permbytura-42-e-prodhimit-bujqesor-dhe-50-e-serave-3547" }