Zonjat e Kuvendit në seancën e parë: Monika Kryemadhi, Grida Duma e Elisa Spiropali të veshurat më bukur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:37 09-09-2017 Zonjat e Kuvendit në seancën e parë: Monika Kryemadhi, Grida Duma e Elisa Spiropali të veshurat më bukur

Kuvendi çeli sot punimet me seancën e parë plenare të orës 10:00 ku sigurisht kamerat dhe aparatet fotografikë fiksuan çdo detaj gjatë parakalimit në “tapetin e kuq”.

Tre deputetet që tërhoqën pozitivisht vëmendjen me veshjen e tyre ishin Elisa Spiropali e PS, Grida Duma e PD dhe Monika Kryemadhi e LSI.

Spiropali “verboi” aparatin e Agim Ramës me blunë e saj që në fakt bie ndesh me ngjyrat simbol të partisë ku bën pjesë por e tregonte elegante dhe në formë.

ed4.jpg

Sigurisht, nuk mund të mos ishte e vëmendshme ndaj veshjes Grida Duma e cila ka shkëlqyer në tapetin e kuq si deputete për herë të parë e Kuvendit. Duma kishte zgjedhur një kostum, fundi i të cilit arrinte poshtë gjurit, taka të holla e një çantë në harmoni me veshjen.

pik.jpg

Monika Kryemadhi, ndonëse është nga ato personazhe që nuk e “vret mendjen” shumë për veshjen e dukjen se sa për përmbajtjen, ka qëlluar në shenjë me këtë kostum që e tregon kaq rinore teksa futet krah Pandeli Majkos në ambientet e Kuvendit.

 

ed2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19443702697754
array(1) { ["section"]=> string(108) "zonjat-e-kuvendit-ne-seancen-e-pare-monika-kryemadhi-grida-duma-e-elisa-spiropali-te-veshurat-me-bukur-91715" }