'Zonjë, bëjmë një video-telefonatë me vajzën tuaj'? Shpërthen infermierja italiane: Kam parë një bijë t'i japë lamtumirën mamasë përmes telefonit

Publikuar tek: bota, më 13:03 26-03-2020 'Zonjë, bëjmë një video-telefonatë me vajzën tuaj'? Shpërthen infermierja italiane: Kam parë një bijë t'i japë lamtumirën mamasë përmes telefonit Infermierja Noemi Bonfiglio

E dhimbshme dhe e paimagjinueshme situata në të cilën ndodhet Italia, por sidomos më e vështirë për ata që janë në frontin e parë të 'luftës', mjekët dhe infermierët, të detyruar të shohin skena nga më të dhimbshme, kur fëmijët u japin lamtumirën prindërve vetëm me anë të një telefonate, ose në disa raste, pa e patur këtë mundësi.

Asnjë prekje, asnjë puthje dhe asnjë përqafim nga familjarët e tyre, por vetëm mjekë dhe infermierë që u shërbejnë çdo minutë.

Kjo është ajo që shohin pacientët e shtruar në spitalet italiane, pas diagnostikimit si të infektuar me COVID-19.

Noemi Bonfiglio, një infermiere në Torino, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori të dhimbshme, ku tregon sesi një vajzë i jep lamtumirën nënës së saj vetëm me anë të një telefonate, pa patur mundësi ta përqafojë për herë të fundit.

"Zonjë, të bëjmë një video-telefonatë me vajzën tuaj? Le të shohim nëse do të na përgjigjet!"
Bie telefoni dhe në anën tjetër të kamerës, imazhi i një vajze me sy të shndritshë, e cila më në fund, pas ditëve të shtrimit, sheh nënën e saj në një shtrat spitali, e rrethuar nga punonjës të mjekësisë, komplet të mbuluar, sa nuk mund t'u shohësh dot as fytyrën, një monitor që pulson vazhdimisht, një maskë që nuk të lejon të flasësh, një frymëmarrje të vështirë dhe të munduar, lodhje për shkak të sëmundjes... dhe nga ana tjetër mund të dëgjosh fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme, të lehta dhe të rënda në të njëjtën kohë: "Ke qenë gjithmonë një luftëtare mami, mos hiq dorë, jemi gjithmonë me ty!" Dhe unë pranë saj, pas maskës time, ndiej të dridhura dhe lot të një emocioni unik! Nuk mund as ta them se për çfarë emocioni bëhej fjalë... Di vetëm që nuk do ta harroj kurrë. Kjo ishte ndoshta hera e fundit që një nënë mund ta shihte vajzën e saj dhe të mund t'i thoshte  'të dua'.

Pavarësisht se kush është prekur dhe në cilën moshë, ky virus t'i shkëput lidhjet deri sa të ndan përfundimisht.
Nuk dëshiroj që askush të shoh atë që kam parë në spital në javët e fundit, por e di se nëse do të ishte e mundur që njerëzit ta ndiejnë atë emocion të provuar gjatë asaj telefonate, shumë njerëz do të thoshin "Të Dua" më shumë.

Shumë do të ishin më mirëkuptues me fqinjët e tyre, jo vetëm me ne infermierët, të keqtrajtuar padrejtësisht në ditët e paqes dhe të vlerësuar aq shumë në ditët e luftës, por me të gjithë, nga nënpunësi i postës deri te njerëzit më të bezdisur...dhe jam e sigurt se shumë do të fillonin të bënin gjënë e duhur... Dhe jo sepse një dekret e imponon atë. Duket si një ndryshim i vogël, por ju siguroj që nuk është ashtu", shkruan infermierja, në një status që ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089190006256104
array(1) { ["section"]=> string(147) "zonje-bejme-nje-video-telefonate-me-vajzen-tuaj-shperthen-infermierja-italiane-kam-pare-nje-bije-t-i-jape-lamtumiren-mamase-permes-telefonit-200135" }