“Zoti më tha të blej një Falcon X7”, predikuesi i kërkon ndjekësve t’i blejnë avionin e katërt privat

Publikuar tek: bota, më 20:36 01-06-2018 “Zoti më tha të blej një Falcon X7”, predikuesi i kërkon ndjekësve t’i blejnë avionin e katërt privat

Një televangjelist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar ndjekësve të tij të mbledhin para për t’i blerë avionin e katërt privat, sepse ashtu i ka thënë Zoti.

Jesse Duplantis thotë se Zoti i foli dhe i tha të blejë një Falcon X7 për 54 milion dollarë.

Ai shprehet se hezitoi në fillim, por më pas Zoti i tha: “Nuk të kërkova të paguash për të. Të thashë të besosh”.

Megjithëse predikuesit që kanë avionë privatë në Shtetet e Bashkuara nuk janë diçka e pazakontë, deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta. Kjo ndoshta për shkak se Duplantis është aktualisht pronar i tre avionëve privat.

Në një video të publikuar në uebfaqen e tij 68-vjeçari shpjegon: “Ju e dini unë kam tre avionë privat dhe po i përdor për Jezusin”.

“Disa njerëz besojnë se predikuesit nuk duhet të kenë avionë privat. Por unë besoj se duhet të kem mundësinë të jem pranë çdo zëri dhe në çdo vend për të predikuar fjalën e Zotit”, përfundon ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012400150299072
array(1) { ["section"]=> string(105) "zoti-me-tha-te-blej-nje-falcon-x7-predikuesi-i-kerkon-ndjekesve-t-i-blejne-avionin-e-katert-privat-122924" }