Protestuesit e Zharrëzës i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit që të tërheqë policinë nga sheshi i Ministrisë së Energjitikës në qendër të kryeqytetit, ku ata nuk po lejohen të ngrejnë çadrat.
“Zoti ministër, Saimir Tahiri shikoi kalamajtë e tu… Hajde këtu dhe largoi”, i është drejtuar një prej protestueve ministrit, nëpërmjet kamerës së “Nisma Thurja”, pasi televizionet informative nuk po raportojnë ngjarjen.
Qytetarët kanë vënë në dukje se policia po dhunon të varfërit e Shqipërisë dhe nuk vepron ndaj politikanëve që janë vendosur përballë Kryeministrisë.