Mjeku Petrit Vurgu ka zgjedhur orët e fundit të vitit 2018 për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.
“Ti që më ke lënë një vit pa punë nëpërmjet mekanizmave të tua ,i urove sot familjes time vitin e ri.Ti që i ke humbur të gjithë gjyqet morale, institucionale dje juridike kundra meje gjete moralin të na urosh vitin e ri”, shkruan mjeku.
Ai shprehet se sot nuk kthehet në punë pasi sipas tij burokracia e sistemit gjyqsor po luan me kohën.
“Marionetat e tua kërkojnë pezullimin dhe jo anullimin e vendimeve në favorin tim, pasi nuk kanë kurajo dhe e dinë ccfarë turpi kanë berë. Kurse ti inocenti kryeministër i uron vitin e ri familjes time. Ti qofsh, po nuk besoj dhe nuk uroj të jesh gjatë !Zoti të mallkoftë”, shkruan Vargu.
Postimi i plotë:
Ti qe me ke lene nje vit pa pune nepermjet mekanizmave te tua ,i urove sot familjes time vitin e ri.Ti qe i ke humbur te gjithe gjyqet morale,institucionale dje juridike kundra meje gjete moralin te na urosh vitin e ri.Sot nuk kthehem ne pune jo se gjykatesit dhe nenpunesit e tu kane frike ,por se burokracia e sistemit tend gjyqesor luan me kohen.Mbasi ju kam thyer me turp ke avokati i populiit ,dy here ke urdhri mjekut,tek komisioneri i diskriminimit i emeruar nga partia jote dhe ke gjykatesja e frikesuar e shkalles se pare ,ne vend te heshtesh si shenje pendimi ,me uron vitin e ri per te treguar sikur sdi gje.Marionetat e tua kerkojne pezullimin dhe jo anullimin e vendimeve ne favorin tim,pasi nuk kane kurajo dhe e dine cfare turpi kane bere.Kurse ti inocenti kryeminister i uron vitin e ri familjes time!Ti qofsh,po nuk besoj dhe nuk uroj te jesh gjate!Zoti te mallkofte!Kurse ju miqte e mi qe me keni inkurajuar pa rreshtur ,ju uroj gezuar 2019 dhe ju perqafoj te gjitheve.!