Zuri ngushtë gazetaren për taksat, ekonomisti Pano Soko ‘ia numëron' një nga një Ramës: Ja sa paguan Marsela dhe sa paguan ti (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:35 24-10-2020 Zuri ngushtë gazetaren për taksat, ekonomisti Pano Soko ‘ia numëron' një nga një Ramës: Ja sa paguan Marsela dhe sa paguan ti (VIDEO) FotoMontazh: Karapanco - Rama

Ekonomisti Pano Soko përmes një video-mesazhi i shpjegon kryeministrit Rama se sa para paguan gazetarja Marsela Karapanco, të cilën ai e zuri ngushtë në një konferencë live kur e pyeti sesa taksa i mbaheshin nga paga.

Gazetarja s’pranoi të tregojë sa taksa paguante, duke thënë se duke treguar taksat zbulon edhe sa e ka rrogën, përgjigje që Rama e shfrytëzoi për të vënë në pozitë gazetaren. Mirëpo, një llogari të thjeshtë dhe të kuptueshme Ramës ia ka bërë Pano Soko, i cili shpjegon një nga një gjithë detyrimet që i mbahen gazetares nga rroga.

“Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.

Dhe pyetjen e bëri njeriu që s'di jo thjesht taksat, po që s'di sa ka rrogën. Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s'e di. Sepse atij as i duhet rroga fare..

Gjithsesi, për t'iu përgjigjur neënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar. Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet”, shkruan Soko dhe dnan videon e mëposhtme.

Lexo edhe: Rama ‘kap ngushtë’ gazetaren: Sa taksa paguan ti

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 2 vjetori i vrasjes së Konstandinos Kacifas, familjarët zhvillojnë ceremoni private në Bularat: Ai e bëri këtë edhe për shqiptarët…(E PLOTË)
Goditi me thikë 52-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori »
Article Logic
Execution time: 0.013428926467896
array(1) { ["section"]=> string(134) "zuri-ngushte-gazetaren-per-taksat-ekonomisti-pano-soko-ia-numeron-nje-nga-nje-rames-ja-sa-paguan-marsela-dhe-sa-paguan-ti-video-224976" }