Zv/kryeministri turk trondit me deklaratën e tij: Nëse konflikti në Siri vazhdon, SHBA dhe Rusia do përplasen

Publikuar tek: bota, më 18:52 12-10-2016 Zv/kryeministri turk trondit me deklaratën e tij: Nëse konflikti në Siri vazhdon, SHBA dhe Rusia do përplasen

Turqia deklaroi sot se i trembet idesë se lufta në Siri po shndërrohej në një përballje botërore, ndërsa tensionet janë në rritje midis Rusisë dhe SHBA-së që mbështet partitë opozitare.

“Nëse kjo luftë me anë të përfaqësimit të aleatëve do të vijojë, atëherë më lejoni të jem i qartë, Amerika dhe Rusia do të arrijnë deri në luftë të hapur”, deklaroi zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus për agjencinë zytare turke të lajmeve Anadolu Agency.

Kurtulmus vlerësoi se konflikti sirian po e çonte botën në prag të një lufte të gjerë rajonale apo globale.

Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë parashtrojnë si kërkesë largimin e presidentit sirian, Bachar Al-Assad ndërsa Moska mbështetet politikisht dhe ushtarakisht regjimin sirian, aleat i Iranit.

Ankaraja është pjesë e koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja që po ndërmerr sulme ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik. Turqia ka nisur prej 24 gushtit një ofensivë ushtarake “Mburoja e Euftratit” për të spastruar nga vija e saj kufitare xhihadistët e ISIS-it dhe rebelët kurdë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0055751800537109
array(1) { ["section"]=> string(113) "zv-kryeministri-turk-trondit-me-deklaraten-e-tij-nese-konflikti-ne-siri-vazhdon-shba-dhe-rusia-do-perplasen-55960" }