Zv.ministri Belortaja për nderimin e Bashës: Ata që duan ta bëjnë këtë të fshijnë nga celularët emrat e çdo krimineli e horri antishtet

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 25-06-2015 Zv.ministri Belortaja për nderimin e Bashës: Ata që duan ta bëjnë këtë të fshijnë nga celularët emrat e çdo krimineli e horri antishtet Selim Belortaja, zv.minister i Puneve te jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Selim Belortaja , është ndalur te nderimi që iu bë efektivit të vrarë të RENEA-s Ibrahim Basha duke thënë se ata që duan vërtet ta nderojnë sot të ndjerin, mund ta bëjnë në një mënyrë domethënëse që është “fshirja nga celulari i tyre i emrave të çdo krimineli dhe çdo horri antishtet.

“VIP-at që vërtet duan të nderojnë sot Ibrahim Bashën, kanë një mënyrë më domethënëse për ta bërë këtë: mjafton të fshijnë nga celulari i tyre emrin e çdo krimineli dhe çdo horri antishtet. Qoftë ky edhe burim votash. Qoftë edhe deputet "me influencë". Qoftë dhe pronar mediash. Qoftë dhe i porsazgjedhur ndër bashkira. T'i fshijnë dhe të betohen në heshtje para Biblës a Kuranit. Që s'do të kenë më kurrë punë me qelbësira. Që në djall vaftë gara dhe pushteti...! Në se s'shërben për njerëzit dhe kuptimin e jetës”, shkruan Belortaja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e efektivit Ibrahim Basha, Prokuroria: Autorët Arbion dhe Albano Aliko
Ekskluzive/ Policia norvegjeze arreston Baftjar Brukën, i kërkuar për tritolin te farmacia e babait të Tahirit »
Article Logic
Execution time: 0.010880947113037
array(1) { ["section"]=> string(140) "zv-ministri-belortaja-per-nderimin-e-bashes-ata-qe-duan-ta-bejne-kete-te-fshijne-nga-celularet-emrat-e-cdo-krimineli-e-horri-antishtet-14637" }