Zv.ministri i mbrojtjes zbulon funksionet që do të ketë baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

Publikuar tek: barometri, më 07:41 07-08-2018 Zv.ministri i mbrojtjes zbulon funksionet që do të ketë baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi vlerëson rëndësinë ushtarake dhe socio-ekonomike të investimit miliona dollarësh të Aleancës së Atlantikut Verior për rivitalizimin e bazës ajrore në Kuçovë.

 

Zv.ministri Koçi zbulon edhe funksionet që do të ketë kjo bazë ajrore, e para e këtij lloji në rajon.

Baza e Kuçovës do të ketë qëllime mbështetjeje logjistike, furnizimi, patrullimi dhe stërvitore të forcave ajrore të NATO-s.

“Zhvillimi i Bazës Ajrore të Kuçovës nën kujdesin e NATO-s për t’u shdërruar në një bazë bashkëkohore për qëllime mbeshtetjeje logjistike për operacionet e furnizimit të forcave ajrore, për mbështetje të operacioneve të patrullimit ajror dhe natyrisht për qëllime stërvitore të forcave ajrore të Aleancës përbën një investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake.

Kjo bazë, si e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dëshmon peshën dhe përparësinë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon si edhe rritjen e prezencës së NATO-s në rajonin tonë në përgjigje të rolit jomiqësor ndaj interesave euroatlantike të vendeve të tilla si Rusia.

Ndërkohë ky modernizim do të rrise kapacitetet ushtarake të Forcës tonë Ajrore.

Natyrisht ky është një lajm shumë i mirë dhe për interesat social ekonomike të komunitetit të Kuçovës e më gjerë.

Do të ketë një investim me peshë të konsiderueshme financiare”, shkruan Koçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041003942489624
array(1) { ["section"]=> string(93) "zv-ministri-i-mbrojtjes-zbulon-funksionet-qe-do-te-kete-baza-ajrore-e-nato-s-ne-kucove-130368" }