Zv.ministri i Ramës bën deklaratën e fortë: Një javë para 2 korrikut 1990, personeli i ambasadës gjermane takime të fshehta me shqiptarë, i nxiti për largime masive

Publikuar tek: politike, më 14:03 02-07-2020 Zv.ministri i Ramës bën deklaratën e fortë: Një javë para 2 korrikut 1990, personeli i ambasadës gjermane takime të fshehta me shqiptarë, i nxiti për largime masive Artan Shkreli me mikun e tij para ambasades gjermane

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me largimet masive të 2 korrikut 1990, ku shqiptarët u dyndën në dyert e ambasadës gjermane.

Ai shprehet se një javë para 2 korrikut, personeli i ambasadës gjermane bënte takime të fshehta me shqiptarë, duke i nxitur për t'u larguar dhe duke i siguruar për hapjen e dyerve të ambasadës.

Shkreli thotë se ky është një fakt misterioz që pakkush e di, por kjo është një deklaratë e fortë që mund të ndryshojë faktet të cilat na janë paraqitur deri më tani për dyndjen e shqiptarëve para dyerve të ambasadave.

"M E .T A N . D U M I N, mikun e pafjale, i cili ishte nder te paret fare qe e pa veten tej perdes se hekurt (ne ambasaden gjermane) thuajse nje jave para 2 korrikut, kur ende skish filluar hyrja masive.

Ishin kontaktuar, nxitur e siguruar prej kohesh, ne takime te fshehta, nga personeli i ambasades - fakt misterioz ky, qe sot pakkush e di", shkruan shkreli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095608234405518
array(1) { ["section"]=> string(169) "zv-ministri-i-rames-ben-deklaraten-e-forte-nje-jave-para-2-korrikut-1990-personeli-i-ambasades-gjermane-takime-te-fshehta-me-shqiptare-i-nxiste-per-largime-masive-212573" }