Zv.ministri Shkreli tregon nëse do të ketë përgjegjës pas tërmetit: Janë marrë prova në ndërtesat ku pati viktima, banorët e dinë cila kompani i ka ndërtuar

Publikuar tek: politike, më 22:48 09-12-2019 Zv.ministri Shkreli tregon nëse do të ketë përgjegjës pas tërmetit: Janë marrë prova në ndërtesat ku pati viktima, banorët e dinë cila kompani i ka ndërtuar Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli

Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, shprehet se Prokuroria ka marrë prova në të gjitha objektet e shkatërruara nga tërmeti dhe ku humbën jetën banorë të tyre.

“Nuk di nga ta fillosh. Prokuroria në këto momente, pasi kaloi trauma, filloi të interesohej për marrjen e provave sidomos në objekte që kishte viktima. Këto objekte u shkatërruan pasi u morën prova, Instituti i Ndërtimit është i detyruar në prani të oficerit të policisë gjyqësore të marrë prova. Prova janë të natyrës materiale, kampione të betonit, si janë vënë hekurat aty, etj”, tha Artan Shkreli në Opinion.

Ndërkohë, i pyetur për kompanitë e ndërtimit që kanë ndërtuar në zonat e prekura nga tërmeti pa projekte, Shkreli tha se ato kompani do të gjenden pasi banorët i njohin.

“Kompania nuk është fantazim, banorët e dinë kush e ka bërë. Do pyetet administratori lokal, në rastin kur është bërë me kompani të ndryshme. Ndërtimet pa leje shprehin mënyrën e tranzicionit që ka bërë Shqipëria, si në politikë ashtu dhe në infrastrukturë”, është shprehur zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026758909225464
array(1) { ["section"]=> string(161) "zv-ministri-shkreli-tregon-nese-do-te-kete-pergjegjes-pas-termetit-jane-marre-prova-ne-ndertesat-ku-pati-viktima-banoret-e-dine-cila-kompani-i-ka-ndertuar-188914" }