Zv.ministrja e Arsimit: Mbi 30 shkolla nuk do të hapen të hënën, të tjerat janë verifikuar dhe janë të sigurta

Publikuar tek: politike, më 23:11 07-12-2019 Zv.ministrja e Arsimit: Mbi 30 shkolla nuk do të hapen të hënën, të tjerat janë verifikuar dhe janë të sigurta Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu

Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu thotë se mbi 30 shkolla nuk do të hapen diitën e hënë, më 9 dhjetor kur do të fillojë mësimi i pezulluar prej tërmetit të datës 26 nëntor.

“Janë mbi 30 shkolla që nuk do të  hapen ditën e hënë, por për secilën prej tyre është marrë masa e nevojshme për zhvendosjen në shkollat pritëse, ku do të priten si turni i pasdites në rastet kur është e nevojshme dhe shkollat kanë kapacitet të plotë të nxënësve të tyre dhe në turnin e parë atëherë kur shkolla i ofron kapacitet e mjaftueshme. Plani i zhvendosjes është mëse i plotë.

Ne kemi marrë masat përmes drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit që secili nga prindërit të jetë i informuar se ku do të jetë pika që është caktuar për transportin”, ka thënë zv.ministrja në RTV Ora.

Më tej, Haxhiu ka thënë se plani i zhvendosjes do të prekë 15 mijë nxënës, ndërsa buxhetit të Ministrisë do t’i kushtojë 15-17 milionë lekë.

“Në buxhetin e ministrisë është parashikuar që edhe në muajin dhjetor dhe në muajin janar të sigurohet për të gjitha këto shkolla që kanë plan zhvendosje. Janë rreth 15 mijë nxënës që janë pjesë e këtij plani zhvendosje. Për buxhetin nuk mund të japim një shifrë fikse por varian nga 15-17 mln lekë”, u shpreh zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu.

Përsa i përket shkollave ku do të rinisë mësimi ditën e hënë, zv.ministrja ka thënë se ato janë verifikuar nga ekspertët në terren dhe janë 100% të sigurta.

“Të gjitha shkollat që do të hapen në datën 9 dhjetor janë shkolla 100% të sigurta. Vetë ministrja së bashku me ekipin që ka punuar në terren kanë arritur të mundësojnë kontrollin e imtësishëm të këtyre shkollave inspektimeve nga tre grupe”, ka përfunduar ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076019763946533
array(1) { ["section"]=> string(115) "zv-ministrja-e-arsimit-mbi-30-shkolla-nuk-do-te-hapen-te-henen-te-tjerat-jane-verifikuar-dhe-jane-te-sigurta-188731" }