Zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë vizitë në Athinë, Kotzias: Shqipërinë nuk e favorizojmë, por të plotësojë kushtet

Publikuar tek: rajon, më 09:52 28-12-2016 Zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë vizitë në Athinë, Kotzias: Shqipërinë nuk e favorizojmë, por të plotësojë kushtet

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se, pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, po vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve dypalëshe.

Në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, Kotzias është ndalur gjatë në konkluzionet e presidencës sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai tha se “dialogu vazhdon, madje ditët e fundit ishte në Athinë zëvendësministrja e jashtme shqiptare, që zhvilloi takime me homologët grekë”.

Sipas shefit të diplomacisë greke, konkluzionet janë një “dokument shumë kompleks, që ka të bëjë me perspektivën e Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë”.

“Në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë  evidentohen pesë prioritetet kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatave të anëtarësimit”, sqaron Kotzias, raporton Respublica.

“Këto prioritete përfshijnë promovimin e reformës gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar - veçanërisht në prodhimin dhe trafikimin e drogës-, dhe sigurisht respektimin e minoritetit”, shton ministri i jashtëm grek. Sipas tij, “i është nënvizuar Shqipërisë nevoja e mbrojtjes së të drejtave minoritare në gjithë territorin dhe jo vetëm në zonat minoritare. Gjithashtu, mbrojtja e të drejtave të minoritetit u ndërlidh për herë të parë direkt dhe me të drejtën mbi pronën”.

Janë dy çështje të rëndësishme, konkludon Kotzias. “Posaçërisht çështja e mbrojtjes së të drejtave minoritare në gjithë territorin e Shqipërisë, që politika e jashtme greke e ka shtruar me një mënyrë të re dhe tashmë është përfshirë në dokumentet e Bashkimit Europian”. Gjithsesi, shefi i demokracisë greke ka theksuar edhe një herë se Greqia dëshiron që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por ka theksuar se ky anëtarësim duhet bërë me përmbushjen e gjithë kritereve që kanë pasur edhe aspirantët e tjerë dhe që duhet të vlejnë edhe për Shqipërinë, pa e favorizuar atë”. Greqia ka gjithë dëshirën e mirë dhe kur t’i kërkohet do të përgjigjet”, ka nënvizuar Kotzias.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Rumanisë refuzon të dekretojë myslimanen si kryeministre të vendit, shkak Bashar Al Assad?
Gazetari shqiptar e tepron, tallet publikisht me vdekjen e ambasadorit rus »
Article Logic
Execution time: 0.010754108428955
array(1) { ["section"]=> string(120) "zv-ministrja-e-jashtme-e-shqiperise-vizite-ne-athine-kotzias-shqiperine-nuk-e-favorizojme-por-te-plotesoje-kushtet-63996" }