Zv.ministrja i pret hovin Lefter Maliqit: U ke dhënë pasaporta kriminelëve, kur ishe shef policie

Publikuar tek: politike, më 23:40 25-06-2019 Zv.ministrja i pret hovin Lefter Maliqit: U ke dhënë pasaporta kriminelëve, kur ishe shef policie

Përplasjet mes zv.ministres së Brendshme Rovena Voda dhe deputetit Lefeter Maliqi kanë qenë të shumta mbrëmjen e sotme në emisionin Dritrae me Rudinën.

Në fakt  ishte deputeti Maliqi ai që pothuaj ka debatuar ashpër me panelistët që kishte përballë tij, dhe për shkak të tezës që mbronte, se në 30 qershor do të ketë përplasje.

Këtyre deklarateve të Maliqit për 30 qershorin u është përgjigjur Voda, e cila i tha deputetit se ai u kishte dhënë pasaporta kriminelëve kur ka qenë shef policie.

PJESË NGA BISEDA:

Voda: Kam qenë zv.ministre e brendshme. Kam qenë me Dritan Demirajn.  Nëse ke dijeni, shko dhe kallëzo në Prokurori.

Maliqi: Iu nuk keni fuqi.

Voda: Akuzohesh për moskallëzim krimi nëse ke dijeni dhe nuk e thua.

Maliqi: Këto përgjimet të pëlqyen. Vjen dhe më flet me

Voda: Ke dhënë pasaporta për kriminelët e Beratit. Ne zhdukëm Lazaratin. Të të vijë turp.

Maliqi: Ku i dëgjove këtu, te droga.

Beqiri: ta dija se kë kam përballë, nuk do të vija.

Maliqi: Ta dija se kam përballë një burgaxhi, nuk do vija.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023658990859985
array(1) { ["section"]=> string(102) "zv-ministrja-i-pret-hovin-lefter-maliqit-u-ke-dhene-pasaporta-krimineleve-kur-ishe-shef-policie-169763" }