Zv.ministrja Voda bën bilancin: 30 objekte të shembura deri tani, vijon pastrimi nga inertet

Publikuar tek: politike, më 14:37 06-12-2019 Zv.ministrja Voda bën bilancin: 30 objekte të shembura deri tani, vijon pastrimi nga inertet

30 objekte të cilësuara si të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit janë shembur deri tani nga autoritetet në disa nga zonat e prekura.

Sipas statistikave të bëra publike nga zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda vihet re se numrin më të lartë të banesave të shembura e mban qyteti i Durrësit, i cili u godit ashpër nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Vodës, në qytetin e Durrësit janë shembur 19 objekte, mdërkohë që ka filluar prishja e një objekti katër katësh në Lagjen Kënetë, si dhe është duke vijuar prishja e një objekti katër katësh në zonën e plazhit te “Ura e Dajlanit”.

Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë janë duke shembur 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërsa në fshatin Bubq, ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

Krahas shembjes së objekteve të cilësuara si të pabanueshme është duke vijuar edhe pastrimi i zonës nga inertet e ndërtesave të shembura. Sipas Qendrës Dispeçer deri tani janë përpunuar 476 thirrje nga qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022088050842285
array(1) { ["section"]=> string(97) "zv-ministrja-voda-ben-bilancin-30-objekte-te-shembura-deri-tani-vijon-pastrimi-nga-inertet-188604" }