Zv.ministrja Voda: Janë intensifikuar verifikimet në terren, sfidë mbetet akomodimi i banorëve

Publikuar tek: politike, më 21:58 06-12-2019 Zv.ministrja Voda: Janë intensifikuar verifikimet në terren, sfidë mbetet akomodimi i banorëve Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda thotë se grupet e inxhinierëve janë në terren në zonat e prekura nga tërmeti dhe po punojnë intensivisht për të verifikuar të gjitha dëmet.

Në një lidhje direkte me emisionin “Pa prorokoll”, Voda ka thënë se sfidë deri tani mbetet akomodimi i të gjithë njerëzve të prekur në strukturat hoteliere, me të cilat bashkëpunon qeveria. Deri tani tha ajo, janë akomoduar vetëm në Durrës 2,500 persona.

“Situata është në një proces dinamik, gjërat lëvizin me shpejtësi. Më sfiduesja qe kemi është akomodimi i njerëzve, vazhdon në Durrës të merren vendim për prishje godinat. Janë shembur 30 godina, nga të cilat 19 janë vetëm në Bashkinë e Durrës. Grupet e inxhinierëve janë kthyer nga terreni dhe mbledhin të dhënat që ne i publikojmë nesër. Verifikimet në terren i kemi intensifikuar.

Në strukturat hoteliere në Durrës, janë mbi 2500 banorë të cilët janë strehuar në hotele. Janë të pastrehë ose që shtëpitë e tyre janë me dëmtime të rënda. Banorë të zonave rurale janë në çadra, rreth 600 familje që jetojnë në çadra. Ende ka banorë që vijnë dhe interesohen. Ka banorë që kanë shkuar tek të afërmit në qytetet e tjera.  Fshatrat kanë preferuar të qëndrojnë pranë pronave të tyre  dhe jetojnë në çadra dimërore, specifike për këtë periudhë të dimrit.

Ata e kanë jetën e lidhur me tokën dhe kanë pranuar të qëndrojnë në çadra dimërore pranë pronës së tyre. Sot në Manzë kemi instaluar 15 banesa portabile të një cilësie shumë të mirë, ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur shikoje familje të futeshin në kushte të mira. Të njëjtën skemë do të mundohemi që shumë shpejt ta përhapim edhe në zonat e tjera”, ka thënë ndër të tjera zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.070295095443726
array(1) { ["section"]=> string(99) "zv-ministrja-voda-jane-intensifikuar-verifikimet-ne-terren-sfide-mbetet-akomodimi-i-banoreve-188640" }