Zvarritja për Reformën Zgjedhore/ Patozi zbulon pse është kaq e vështirë marrëveshja mes palëve: Para 3 vitesh…

Publikuar tek: aktualitet, më 18:35 04-06-2020 Zvarritja për Reformën Zgjedhore/ Patozi zbulon pse është kaq e vështirë marrëveshja mes palëve: Para 3 vitesh…

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar lidhur me situatën aktuale, ku palët nuk po bien dakord për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se Reforma Zgjedhore është shumë e pa vlerë, pasi nuk ka një plan që duhet ndjekur.

Sipas Patozit, në 17 maj të 2017-ës, e vendosën brenda natës dhe dolën para kamerave të qeshur si vellezër të rigjetur baladash, ndërsa tashmë është thjesht një asgjë, që nuk sjell ndryshim në kënetën politike të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

JA PSE ËSHTË KAQ E VËSHTIRË MARRËVESHJA PËR ASGJËNË...

A doni një provë të qartë se përse e ashtuquajtura reformë zgjedhore, që po pritet të miratohet këto ditë në Tiranë, është pa shumë vlerë?

Fakti që ata po bëjnë të vështirin, duke bërë sikur po mendohen gjatë, për një pikë të cilën nuk po e tregojnë ende, do të thotë se sot nuk kanë asgjë për të ndarë.

Atëherë kur kishin, më 17 maj të 2017-ës, e vendosën brenda natës dhe dolën para kamerave të qeshur si vellezër të rigjetur baladash.

Kjo e shpjegon plotësisht zvarritjen e mërzitshme të negociatave, që nuk po shtyhen përpara me gjithë cfilitjen e ambasadorëve, dhe gjoja vështirësitë e mëdha për të arritur një kompromis, i cili në thelb nuk ndryshon asgjë të rëndësishme në kënetën politike të Shqipërisë.

Nuk kanë faj, se nuk janë mësuar të bëjnë asgjë falas në këtë botë, ndaj nuk po u ka duk "lodhja" për arritur një marrëveshje edhe për asgjënë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092079639434814
array(1) { ["section"]=> string(115) "zvarritja-per-reformen-zgjedhore-patozi-zbulon-pse-eshte-kaq-e-veshtire-marreveshja-mes-paleve-para-3-vitesh-209057" }