Zvicër/ Makina përplaset me pemën dhe shpërthen në flakë, 5 persona digjen brenda saj

Publikuar tek: bota, më 16:24 26-09-2015 Zvicër/ Makina përplaset me pemën dhe shpërthen në flakë, 5 persona digjen brenda saj

Qyteti i Rheinfelden në Zvicër është zgjuar mëngjesin e sotëm i tronditur nga një tragjedi, ku 5 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që ka përfshirë automjetin me të cilin ata po udhëtonin.

Mediat lokale raportojnë se 7 persona ishin brenda automjetit Volkswagen, kur ai është përplasur me një pemë dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrëfikësja ka mbërirtur menjëherë në vendin e ngjarjes, por pavarësisht ndërhyrjes, nuk ka mundur të shpëtojë 5 personat që gjendeshin ende në makinë. Dy të tjerë janë gjetur jashtë automjetit me plagë të rënda, të cilët po mjekohen në spitalin e Baselit.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:20, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimave apo shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042208194732666
array(1) { ["section"]=> string(89) "zvicer-makina-perplaset-me-pemen-dhe-shperthen-ne-flake-5-persona-digjen-brenda-saj-21715" }