Zvicra dhe Austria konfirmojnë rastet e para me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 19:27 25-02-2020 Zvicra dhe Austria konfirmojnë rastet e para me koronavirus Spitali ne Gjeneve ku mbahet i izoluar pacienti me koronavirus

Zvicra dhe Austria kanë konfirmuar rastet e para me koronavirus.

Në Zvicër person ii infektuar është një i moshuar mbi 70 vjeç, i cili ishte infektuar afër Milanos.

Burri është nga Ticino, rajon në afërsi me Italinë.

Tani ai është në izolimnë një spital dhe kushdo që ka qenë në kontakt me të që nga kthimi i tij nga Milano do të testohet dhe do të vendoset në Karantinë për 14 ditë.

"Gjendja e tij shëndetësore është e mirë," tha zyra e shëndetit në një deklaratë, duke shtuar se rreziku i infektimit për Zvicrën në tërësi mbeti vetëm "i moderuar".

Para këtij rasti, Zvicra kishte testuar rreth 300 raste të dyshuara që u gjetën të gjitha si negative.

Qeveria tha të hënën se kishte rritur testimin për pacientët me simptoma të gripit dhe po punonte për të rritur ndërgjegjësimin në të gjitha pikat kufitare.

Zvicra të hënën kishte thënë se vendi ishte në një gjendje të "vigjilencës së shtuar" për shkak të një rritje të numrit të të infektuarve në Itali.

Ndërsa në Austri janë evidentuar 2 raste të reja me koronavirusin COVID-19.

Dy 24 vjeçarët po qëndrojnë në një karantinë në Insnabruck, qytet i cili është në kufi me Italinë.

Të dy vuajnë nga ethet, por janë në gjendje të qëndrueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087409019470215
array(1) { ["section"]=> string(66) "zvicra-dhe-austria-konfirmojne-rastet-e-para-me-koronavirus-196440" }