Zvicra do t’i kthejë Uzbekistanit 133 milionë dollarë, kapur nga pastrimi i parave, i përkisnin vajzës së ish-presidentit

Publikuar tek: bota, më 13:24 24-06-2019 Zvicra do t’i kthejë Uzbekistanit 133 milionë dollarë, kapur nga pastrimi i parave, i përkisnin vajzës së ish-presidentit

Zyrih – Zyra e prokurorit të Përgjithshëm zviceran lajmëroi të hënën se do të kthejë 130 milionë franga zvicerane (133 milionë dollar) në Uzbekistan, para të cilat ishin sekuestruar gjatë një investigimi që përfshinte një të afërme të vajzës së ish-presidentit të Uzbekistanit Islam Karimov, ndarë nga jeta në 2016.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk dha informacione për emrin e të afërmit që ishte dënuar të hënën nga një gjykatë federale zvicerane me akuzën e hapjes së llogarive bankare me qëllim fshehjen e parave që nuk dihej nga kishin ardhur dhe kush i merrte.

Personi i dënuar është e afërme e Gulnara Karimova, vajza e ish-presidentit, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Zvicra thotë se shuma e parave që po kthehet është sekuestruar gjatë hetimeve për pastrim parash nga asistenti personal i Gulnara Karimova, një menaxher i përgjithshëm një ndihmës uzbek I një kompanie telekomunikacioni ruse.

Më pas hetimet cuan tek vetë Karimova ashtu sikurse edhe tek e afërmja që u dënua nga gjykata të mërkurën e kaluar. E afërmja, që u gjobit me 390 mijë franga nga gjykata zvicerane është duke vuajtur dënim afatgjatë në burgjet në Uzbekistan.

“Si pjesë e skemës, fondet ishin pastruar jashtë, fillimisht në Zvicer” thuhet në njoftimin e porkurorit të përgjithshëm. “Bazuar në investigim, 130 milionë franga dhe asete do të kthehen në Uzbekistan”.

Zvicra do të vazhdojë hetimet e lidhura me krimin kundër pesë individëve për të cilët ka edhe 650 milionë franga të ‘ngrira” thuhet në njoftimin e prokurorit të përgjithshëm, duke shtuar se të tjera cështje janë në proces.

Gulnara Karimova, një ish-zyrtare e Uzbekistanit që nuk është parë në public për shumë vite, është dërguar në burg në Uzbekistan në mars, pasi dhunoi arrestin e shtëpisë. Ajo u evidentua në mars nga SHBA si pjesë e një skeme korruptive në të cilën është akuzuar se ka marrë 865 milionë dollar rryshfete nga kompanitë e telekomunikacionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1161470413208
array(1) { ["section"]=> string(126) "zvicra-do-t-i-ktheje-uzbekistanit-133-milione-dollare-kapur-nga-pastrimi-i-parave-i-perkisnin-vajzes-se-ish-presidentit-169524" }