Zvicra merr vendimin drastik, nëse ka shtim të numrit të pacientëve në spitale nuk do të pranohen personat mbi 85 vjeç

Publikuar tek: bota, më 21:06 24-10-2020 Zvicra merr vendimin drastik, nëse ka shtim të numrit të pacientëve në spitale nuk do të pranohen personat mbi 85 vjeç Ilustruese

Zvicra po përballet me një numër të lartë infektimesh me COVID-19 ditë pas dite, duke bërë që autoritetet të vihen në alarm për të parandaluar përhapjen edhe më shumë të infeksionit.

Autoritetet shëndetësore po diskutojnë për protokollet që do të ndiqen në rast se numri i të shtruarve në spitale do të shkojë mbi kapacitetet e spitaleve.

Në rast se kjo ndodh, autoritetet do të marrin një vendim drastik, duke mos lejuar të shtrohen në spitale pacientët mbi 85 vjeç.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të SarsCov2, ka lindur një situatë e jashtëzakonshme që do të përcaktojë një fluks masiv të pacientëve në spitalet e kujdesit intesiv, nëse burimet në dispozicion nuk janë të mjaftueshme, duhet të merren vendime të vështira”, thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore zvicerane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen anija cisternë në Rusi, tre persona të zhdukur
‘Ka nevojë për trajtim mjekësor’, Macron tërheq ambasadorin nga Ankaraja pas komenteve të Erdogan »
Article Logic
Execution time: 0.010023832321167
array(1) { ["section"]=> string(124) "zvicra-merr-vendimin-drastik-nese-ka-shtim-te-numrit-te-pacienteve-ne-spitale-nuk-do-te-pranohen-personat-mbi-85-vjec-225039" }