Zvicra përuron tunelin më të gjatë në botë, të pranishëm Merkel, Hollande dhe Renzi

Publikuar tek: bota, më 16:38 01-06-2016 Zvicra përuron tunelin më të gjatë në botë, të pranishëm Merkel, Hollande dhe Renzi

Zvicra përuroi sot tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard. Një prift bekoi tunelin, ndërsa udhëheqësit e vendeve fqinje me Zvicrën - kryeministri italian Mateo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Francois Hollande - u takuan në një shfaqje të solidaritetit evropian.

Tuneli Gotthard, 57 kilometra i gjatë, thellë në zemër të Alpeve, lidh linjën kryesore hekurudhore të Evropës, nga Rotterdami në veri me Gjenevën në jug. Ai u ideua në vitin 1947. Tuneli ka ngjallur shpresat e zyrtarëve të turizmit për më shumë vizitorë në vendin malor evropian. Ai ia kalon Seikanit të Japonisë, me gjatësi 53.6 kilometra, duke u bërë tuneli më i gjatë në botë.

Fillimisht tuneli u ideua në vitin 1947 nga inxhinieri nga Bazeli, Eduard Grune. Ai ka një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

"Po të kthehemi pas në kohë, që në shekullin e 14-të ka pasur udhëtim përmes Zvicrës dhe njerëzit e përdornin që atëherë linjën veri-jug përmes masivit Gothard”, thotë Corinne Genoud nga kompania Turizmi i Zvicrës, transmeton Voa.

Inxhinierët përdorën një makineri masive shpimi, të quajtur "Sissi", për të gërryer kilometra të tëra guri shkëmbor.

Inxhinierët thanë se ndërtimi ishte bërë në mënyrë shumë të përpiktë, një devijim prej vetëm 8 centimetrash horizontalisht dhe 1 centimetër vertikalisht.

Tuneli është gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë për të zhvendosur transportin e mallrave nga rrugët në shina, nxitur kryesisht nga një shqetësim se kamionët e rëndë po shkatërrojnë relievin naturor dhe të pacenuar të Alpeve zviceriane.

Votuesit zvicerianë, miratuan ndërtimin e tunelit në vitet 1990 dhe ndërtimi filloi në vitin 1999.

"Ne zvicerianët, jetojmë shumë pranë natyrës, natyra është pjesë e jona, natyra është baza e gjithçkaje për ne, përfshinë industrinë e turzimit në Zvicër. Dhe ndërtimi i tunelit na mundëson zhvendosjen e trafikut të rëndë të transporteve nga rruga në hekurudhë, duke mbrojtur kështu malet”, tha zonja Genoud.

28.2 milionë tonë gur u transportua nga tuneli. Më pas u deshën, katër vjet për instalimin e sistemit hekurudhor, përfshirë shinat, energjinë elektrike, telekomunikacionet dhe sistemet e sigurisë.

Dhe që nga tetori i vitit të kaluar, ekspertët kanë kryer prova me trena me shpejtësi 275 kilometra në orë përmes tunelit.

Zyrtarët e turzimin shpresojnë që tuneli të shtojë numrin e vizitorëve në vendin malor me 8.1 milionë vetë.

Megjithëse marsi i këtij viti shënoi një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, zonja Genoud thotë se kohët e fundit ka pasur një rënie të numrit të turistëve kryesisht për shkak të vështirësive të monedhës së ndryshme.

Kur tuneli të fillojë të funksionojë, zonja Genoud e Kompanisë së turizmit, parashikon që numri i turistëve të rritet në Ticino, rajonin që flet italisht në jug të Zvicrës.

"Malet dhe relieve janë një nga arsyet kryesore që njerëzit vizitojnë Zvicrën. Prandaj, ruajtja dhe përpjekjet për të garantuar që brezat e ardhshëm të jenë në gjendje ta shijojnë natyrën, janë një nga përparësitë”, thotë ajo.

Tuneli Gotthard Base pritet të fillojë funksionimin e plotë më 11 dhjetor 2016.

7F603E2E-5097-4CFB-B707-C2E40500175E_w987_r1_s.jpg

_89850153_89850152.jpg

_89852102_033233194-1.jpg

gothard-merkel-278609538-587x392.jpg

_89855881_033237603-1.jpg

_89855879_world_longest_tunnel_map_624.png

_89843601_worlds_longest_tunnels_624gr.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E vërteta e familjes që shikon djalin teksa humbet virgjërinë (Foto)
Prostituta shqiptare në Barcelonë, shkatërrohet rrjeti, pranga 7 shqiptarëve (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012447118759155
array(1) { ["section"]=> string(87) "zvicra-peruron-tunelin-me-te-gjate-ne-bote-te-pranishem-merkel-hollande-dhe-renzi-42144" }