Zvicra shton kufizimet, zgjeron listën e vendeve të konsideruara me rrezik të lartë nga COVID-19

Publikuar tek: bota, më 17:21 25-09-2020 Zvicra shton kufizimet, zgjeron listën e vendeve të konsideruara me rrezik të lartë nga COVID-19 Ilustruese

Rritja e numrit të infektimeve në pothuajse të gjithë botën ka detyruar autoritetet zviceriane të vendosin masa të rrepta për qytetarët që duan të hyjnë në territorin zvicerian.

Autoritetet kanë zgjeruar listën e destinacioneve të konsideruara me rrezik të lartë me 15 shtete, ku 10 janë vende europiane, mes tyre Belgjika, Britania e Madhe dhe Portugalia.

“Nga e hëna, personat që kthehen nga këto rajone do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes së tyre në Zvicër”, njoftuan autoritetet.

Në listë u shtuan Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe, Hungaria, Irlanda, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Ekuadori, Xhamajka, Maroku, Nepali dhe Omani, ndërkohë që nga kjo listë dolën Kosova dhe San Marino.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011379957199097
array(1) { ["section"]=> string(102) "zvicra-shton-kufizimet-zgjeron-listen-e-vendeve-te-konsideruara-me-rrezik-te-larte-nga-covid-19-221659" }