Zvicra tërheq aplikimin për anëtarësim në BE

Publikuar tek: bota, më 12:00 17-06-2016 Zvicra tërheq aplikimin për anëtarësim në BE

Zvicra do të tërheqë kërkesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e paraqitur në vitin 1992.  Kështu vendosi Këshilli Kantonal, i cili ka mbështetur vendimin e Parlamentit Nacional të Zvicrës.

Aplikimi për anëtarësim në BE është dorëzuar në maj të vitit 1992, por në praktikë ka pushuar pas një referendumi në dhjetor të atij viti, kur qytetarët zviceranë me një shumicë të vogël votuan kundër anëtarësimit në Zonën Ekonomike Evropiane, shkruan Albinfo.

Pas shpalljes në fund të majit në hulumtimin vjetor sociologjik „Siguria 2016″, është e kuptueshme se zviceranët vlerësojnë gjendjen e pavarur ekonomike të vendit dhe se nuk duan të jenë pjesë e BE-së. Këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, numri i përkrahësve të integrimit evropian ka rënë nga 21 në 16 për qind.

Shumica e qytetarëve e mbështesin statusin neutral të Zvicrës, 95 për qind, sa ishte vitin e kaluar. (Albinfo)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Angela Merkel vizitë në Kinë, analistët e konsiderojnë si më të vështirën e 9 viteve
Ky shtet i madh bllokon shitjen e telefonave iPhone »
Article Logic
Execution time: 0.011528015136719
array(1) { ["section"]=> string(50) "zvicra-terheq-aplikimin-per-anetaresim-ne-be-43810" }