Zyle apo Xhevrije? Veliaj konfuz për emrin e të moshuarës që gjobiti dje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:40 12-03-2016 Zyle apo Xhevrije? Veliaj konfuz për emrin e të moshuarës që gjobiti dje

Si quhet gjyshja që u gjobit ditën e djeshme nga policia bashkiake për shkak se shiste në rrugë? Bashkia e Tiranës njoftoi dje se kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte paguar gjobën të moshuarës me emrin Xhevrije Mici, foto e së cilës revoltoi shumë qytetarë.

Sot Veliaj ka publikuar një foto me gjyshën në fjalë nga një treg i Tiranës, por ndryshe nga dje sot ajo quhet Zyle dhe jo Xhevrije. Në fakt, të premten në disa faqe në “Facebook” u bë e ditur se emri i të moshuarës ishte Zyle Lami dhe të shumtë ishin qytetarët që kërkuan t’i vinin në ndihmë.

“Me nënë Zylen në ...treg! Një qytet i mirë ka vend për të gjithë, edhe për ambulantet edhe për banorët! Të parët me tregje higjenike jo në rrugë, të dytët me trotuare e shkallë të lira për në pallat! I vendosur që Tirana të mos jetë pazar mesjetar, por secili të ketë mundësinë për tregti e banim pa penguar tjetrin! 16 tregjet e administruara nga Bashkia Tiranë kanë taksa 0! Ndërkohë në qytet ka dhe 30 tregje të tjera publiko-private me pagesa minimale”, shkruan Veliaj.

xhevrihje.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032650947570801
array(1) { ["section"]=> string(77) "zyle-apo-xhevrije-veliaj-konfuz-per-emrin-e-te-moshuares-qe-gjobiti-dje-34913" }