Zylfie Haklaj: Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi. E quante atë kriminel lufte e mua bashkëpunëtore të tij

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 18-02-2020 Zylfie Haklaj: Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi. E quante atë kriminel lufte e mua bashkëpunëtore të tij FotoMontazh: Zylfie Haklaj - Sali Berisha e Ramush Haradinaj

Në vitin 2003, Zylfija largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt në luftën e Kosovës.

Në kohën që ajo shkon në Suedi, vëllai i madh Hamdiu, ishte ndaluar pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Shqipërisë. Ai, ishte dënuar për vrasjen e vëllezërve Guxim dhe Besim Demaj në vitin 1993, ngjarje për të cilën Haklajt thonë se e ka kryer djali i tretë i familjes, Shkëlqimi, i vrarë në pritën e Qafë Luzhës.

“Në kohën që unë bëra intervistën, në atë kohë i kam treguar personelit kam thënë që akuzohem për një ngjarje në Shqipëri, pikërisht për datën 2 prill 2002, dhe u kam thënë që jam në Interpol ndërkombëtar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Më 3 Prill të vitit 2008 Zylfija dënohet ndërkohë në 16 Prill, ndalohet në Suedi nga policia. Për 6 muaj, ajo do të mbahej në paraburgim, teksa gjykata suedeze shqyrtonte kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haredinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vrarë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. /Top Story

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077979564666748
array(1) { ["section"]=> string(145) "zylfie-haklaj-berisha-perdori-emrin-e-ramush-haradinajt-per-te-na-goditur-ne-suedi-e-quante-ate-kriminel-lufte-e-mua-bashkepunetore-te-tij-195693" }