"Zyrtare", askush nuk e pëlqen logon e fushatës së Hillary Clinton

Publikuar tek: bota, më 17:03 14-04-2015 Karikaturë e logos

\"NYT\"

Ish zonja e parë, Hillary Clinton shpalli para dy ditësh zyrtarisht kandidaturën e vetëm pak orë më vonë u regjistrua në “Facebook”. Por ajo që ra më shumë në sy, pas lajmit të kandidaturës, ishte logoja e zgjedhur për fushatën.

Dizajnuesi i logoso së famshme “O” të Obamës, është shprëhur për “New York Times”, se “logoja nxit reagime, por në tërësi nuk përcjell shumë, por edhe mund të keqkuptohet për shkak të shigjetës që shkon majtas”. Madje disa nga dizajnuesit më të mirë në botë janë shprehur për “New Yorker” se logoja ngjason me atë të ndonjë kompanie transporti, si “FedEx”.

Në logo dallohet një “H” e madhe, me kuptimin Hillary, dhe një shigjetë e kuqe e cila shënjon djathtas. Nga njerëzit, disa e kanë quajtur si një kopjim i shkronjës “H” për shenjën e “Hospital”, WikiLeaks, ka thënë në “Twitter” se ka kopjuar logon e tyre të famshme, por ka dhe nga ata që me imagjinatën e tyre të thellë, shohin dy “Kullat Binjake” që goditen nga një aeroplan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367
array(1) { ["section"]=> string(68) "zyrtare-askush-nuk-e-pelqen-logon-e-fushates-se-hillary-clinton-8710" }