Zyrtare: Djegia e Notre Dame, ekspertët zbulojnë shkakun

Publikuar tek: bota, më 21:16 18-04-2019 Zyrtare: Djegia e Notre Dame, ekspertët zbulojnë shkakun Zjarri ne katedralen e Notre Damit ne Paris

Hetuesit besojnë se një 'qark elektrik i shkurtër' pranë papafingos  ishte përgjegjës për fillimin e zjarrit që shkrumboi katedralen e Notre Damit në Paris këtë javë.

Policia franceze ka kontrolluar pamjet nga një aparat fotografik i instaluar vetëm disa orë përpara zjarrit, e cila besohet se përmbante të dhëna të rëndësishme.

Kamera u instalua rreth orës 14:00 nga kompania franceze ‘Echafaudage Europe’ dhe u vendos për të marrë fotografi çdo 10 minuta. Sipas pamjeve zjarri ka shpërthyer rreth orës 6.40, transmeton newsbomb.al.

Marc Eskenazi, një përfaqësues për Echafaudage, konfirmoi se tymi mund të shihet në disa nga imazhet që fillojnë nga ana jugore e Katedrales.

Përfaqësuesi i kompanisë franceze, tha se kamera nuk do të zbulojë shkakun e saktë të zjarrit, por do t’i  tregojë hetuesve drejtimin për tek gjurmët.

Europa Echafaudage ishte një nga pesë kompanitë e kontraktuara për të restauruar pjesën historike të katedrales, e cila ishte me kornizë druri dhe me një lartësi prej (90 metra), duke formuar pamjen e horizontit përgjatë lumit Seine.

Zjarri konsumoi çatinë e Notre-Dame, trarët e dushkut e të cilit datonin që në shekullin e trembëdhjetë duke u rrëzuar përmes tavanit të harkuar të katedrales, transmeton newsbomb.al.

Zjarri i cili dogji pjesën më të madhe të çatisë së katedrales, do të merrte përmasa më të mëdha dhe do të shkaktonte dëme të tjera nëse zjarrfikësit e Parisit nuk do të vepronin në kohë.

Më shumë se 400 zjarrfikës morën pjesë në betejën nëntë orëshe për të shpëtuar katedralen simbolike të shekullit të 12-të.

Zjarrëfikësit arritën të shpëtonin harqe portreti, dritare dhe vepra arti të çmuara.

Një paralajmërim fillestar i zjarrit u dëgjua në orën 6:20 ndërsa në pjesën jugore të katedrales po punohej në rikonstruktimin e saj. Një alarm i dytë erdhi në orën 6:43 kur u vu re flakë në pjesën e çatisë.

Presidenti francez Macron, tha se dëshiron që  ta rindërtojë katedralen në mënyrë identike sië ishte brenda pesë vjetësh, në mënyrë që të jetë në kohë për Olimpiadën Verore të vitit 2024.

Ekspertët kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo kohë do të jetë e mjaftueshme, duke pasur parasysh shkallën e madhe të punës.

zjarriii.jpg

dameee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032464027404785
array(1) { ["section"]=> string(61) "zyrtare-djegia-e-notre-dame-ekspertet-zbulojne-shkakun-160970" }