Zyrtare/ Donald Trump është Presidenti i ri SHBA, zëvendëson Barack Obama-n

Publikuar tek: bota, më 09:40 09-11-2016

Rezultati final: Donald Trump 306 vota, Hillary Clinton 232.

Demokratja siguroi më shumë vota të qytetarëve, por ishte republikani ai që mori më shumë vota elektorale.


-Zv/kryeministri Peleshi i pari që reagon për Trump, justifikon Ramën: Reagimi në një kohë të caktuar


-Mediat amerikane raportojnë se Hillary Clinton ka pranuar humbjen dhe ka telefonuar Donald Trump duke i uruar fitoren. Ai ka rrëfyer përpara popullit telefonatën me demokraten dhe se çfarë ajo i ka thënë.


-Zyrtare/ Donald Trump është Presidenti i ri SHBA, zëvendëson Barack Obama-n

donald_trump_flag.jpg

Donald Trump është presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikani arriti të mposhtë në këtë garë demokraten Hillary Clinton, ish-zonja e Parë e SHBA-së. Trump ka siguruar 276 vota nga 270 që i nevojiteshin në total, ndërkohë në shtetet e mbetura ku numërohen votat, ai vazhdon të kryesojë.


-Pezoja meksikane ra me 12 % përkundrejt dollarit, duke shënuar lëvizjen më të madhe brenda një dite në dy dekada. Kjo rënie vjen si rezultat i kryesimit të Donald Trump në zgjedhjet në SHBA. Republikani ka deklaruar se do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit me Meksikën.


-Në 12 prill, ja çfarë deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për Donald Trump në intervistë për CNN


-Biznesmeni dhe personaliteti popullor Donald Trump është një kandidat i pazakontë për president të Shteteve të Bashkuara. Zëri i Amerikës shqyrton arsyet pse dhe mënyrën si u bë ai kandidati i Partisë Republikane.

Në fillimet e kandidaturës së zorshme të tij në Partinë Republikane, në muajin qershor një biznesmen që nuk ka patur kurrë poste publike, njoftoi se synonte Shtëpinë e Bardhë.

“Po kandidoj zyrtarisht për president i SHBA-së dhe do ta bëjmë vendin tonë sërish madhështor.”

I lindur në Queens, të Nju Jorkut, zoti Trump u rrit në një familje të pasur dhe babai i tij, i cili merrej me pronat e patundshme, ishte një influencë thelbësore.

I riu Trump e kërkoi suksesin në botën e rrezikshme të pronave të patundshme në Manhattan.

Gjatë karrierës së tij pati arritje të larta, si ngritja e kullës së spikatur “Trump”, dhe shfaqi talent në mediat, gjë që do ta ndihmonte më vonë gjatë fushatës.

Ai pati edhe dështime të dukshme, kazino që falimentuan dhe një rënie të pasurisë së tij prej një krize në pronat e patundshme.

Me tre martesa, dy divorce dhe pesë fëmijë që luajtën rol kyç në fushatë, jeta personale e zotit Trump ka marrë po aq vëmendje sa edhe veprimtaria e tij e biznesit.

Por, ai rifitoi terren në vitet 2000 me një spektakël televiziv dhe me një zë në skenën politike, kur pretendoi se Presidenti Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.

Këtë ai e mohoi më vonë gjatë fushatës së tij.

Zoti Trump fitoi ndaj 16 kandidatëve republikanë nëpërmjet një mesazhi që reflektonte shqetësimet e votuesve.

Por, ai edhe testoi në maksimum me komentet ndaj meksikanëve. “Sjellin droga. Sjellin krim. Janë përdhunues.”

Si dhe me fenë... “Donald Trump bën thirrje për një ndalim të plotë të hyrjes së myslimanëve në SHBA, derisa përfaqësuesit tanë të kuptojnë se ç’po ndodh,” shprehet zoti Trump.

Biznesmeni epik, me një sjellje të stuhishme, i dha vetes një titull të ri që shpreson se do t’i japë fitoren ditën e zgjedhjeve – emërtimin “politikan popullor”.

“Unë jam me ju. Do të luftoj për ju dhe do të fitoj për ju,” zotohet zoti Trump.


-Suzana Shkreli, shqiptarja e vetme që luftoi për kongresin amerikan, humbi garën: Ja ç’tha pas rezultatit



Mbështetësit e Hillary Clinton shpërthejnë në lot teksa Donald Trump kryeson në garën për president.


-Donald Trump është drejt zyrtarizimit si president i SHBA-së. Republikani fitoi edhe shtetin e Pensilvanisë dhe ka arritur në 264 vota elektorale dhe është vetëm 6 vota larg finishit. Clinton ka deri më tani 215 vota.


-Presidenti Barack Obama, mbështetës i madh i Clinton, ka dhënë një mesazh për kombin e tij: Nuk ka rëndësi çfarë ndodh, dielli do të lind në mëngjes dhe Amerika do të mbetet shteti më i madh në botë.


-Hillary Clinton falenderon stafin e saj: Ky ekip ka për çka të krenohet. Çfarëdo që ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka.


-Faqja zyrtare e emigracionit e Kanadasë është mbyllur për shkak të fluksit të madh të qytetarëve, kryesisht ata nga Amerika. Mediat shkruajnë se shumë amerikanë janë shprehur më parë se do konsiderojnë emigrimin në fqinjin verior nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së, dhe aktualisht republikani udhëheq përballë Hillary Clinton.


-Vetëm 8 shtete kanë mbetur pa mbyllur numërimin e votava. Ato janë: Mejn, Nju Hempshër, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Minesota, Arizona, Alaska. Shteti vendimtar për Trump është Pensilvania për shkak se ka 20 vota elektorale dhe në rast se republikani fiton aty atëherë ai mund të konsiderohet përfundimisht president i SHBA-së. Aktualisht Trump udhëheq në këtë shtet me 1% përballë Clinton.


-Floriri, metal që përdoret si strehë monetarë në kohë krize, u rrit me 5,4 për qind në tregjet aziatike, ndërkohë që kandidati republikan Donald Trump i afrohet një fitore surprizë përballë Hillary Clinton. Metali i verdhë është ka kapur vlerën e rreth 1 337,38 dollarë për onz, kundrejt 1 268,30 dollarë që ishte disa orë më parë.


-Marco Rubio, ish-kandidat në primaret republikane për Shtëpinë e Bardhë, është rizgjedhur senator në Florida. I zgjedhur për herë të parë në Senatin amerikan në vitin 2010, kreu me origjinë kubaneze, 45 vjeç, u mund gjatë primareve nga manjati i pasurive të patundshme, Donald Trump.


-Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtëna arme pranë një qendre votimi në Kaliforninë jugore. Të shtënat ndodhën gjatë orëve të pasdites në qytetin Azusa, pranë Los Anxhelosit, ndërsa njerëzit po votonin për zgjedhjen e presidentit të vendit.


-Edhe 25 vota i nevojiten Donald Trump-it për t'u shpallur zyrtarisht president i SHBA-së, ndërsa Hillary Clinton është 55 vota larg.


-Tregjet amerikane zhvlerësohen me më shumë se pesë për qind ndërkohë që kandidati republikan Donald Trump konsolidon avancimin e tij ndaj rivales Hillary Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Rreth orës 5:10 GMT, treguesi “S&P500” ra me 5,01 për qind ndërsa treguesi teknologjik “Nasdaq” zhvlerësohej me 5,08 për qind, duke reflektuar shqetësimin e tregjeve mbi rreziqet ekonomike që mund të lidhen me presidencën.



-Donald Trump dhe familja e tij duke ndjekur rezultatin e zgjedhjeve.


-Tump udhëheq me 24 vota, ndërsa Clinton ka vetëm 3. Megjithatë është ende shumë herët për të folur për fitues.


-Hillary Clinton fiton shtetin e parë. Vermonti shkon për demokraten.


-Të shtëna me armë janë regjistruar në një qendër votimi në Kaliforni. Deri më tani raportohet për dy të plagosur.


-Është mbyllur votimi në disa shtete të SHBA. Donald Trump kryeson në tre shtete, Virxhinian Perëndimore, Kentaki dhe Indiana.


-Një zëdhënës i ish-presidentit republikan amerikan, George W. Bush hodhi poshtë pretendimet se ky i fundit kishte votuar për kandidaten presidenciale demokrate, Hillary Clinton.

Sipas ”Texas Tribune”, Bush nuk votoi për asnjë kandidaturë të partive të mëdha të vendit.


-Sondazhi në Newsbomb.al, shqiptarët shohin Hillary Clinton si presidenten e re të SHBA-së

Në sondazhin e Newsbomb.al lexuesit kanë votuar për kandidaturën që ata besojnë se do të jetë presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe deri më tani 68% e votuesve mendojnë se Clinton do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe 32% shohin Trump si pasuesin e Barack Obama-s. 


-Trump njofton se do e presë rezultatin e zgjedhjeve në Manhatan të Nju Jorkut. Ai dhe familja e tij ndodhen në 'Trump Tower', ndërsa raportohet se edhe Clinton do e presë rezultatin në Nju Jork.

Screenshot_15.png


-Si zgjidhet presidenti i SHBA?

Çdo shtet federal i SHBA dërgon në kolegjin e delegatëve zgjedhorë në përpjestim me numrin e vet të popullsisë një numër të caktuar personash. Për shumicën e shteteve amerikane vlen rregulli: gjithçka ose asgjë. Ai që e fiton votimin, merr të gjitha votat e delegatëve zgjedhorë. Këta zgjedhin presidentin. Gjithsej ka 538 vota, pra fituesit i nevojiten të paktën 270.

Pra, Kalifornia ka gjithsej 55 vota elektorale dhe nëse në këtë shtet Donald Trump merr qoftë edhe një vote më shumë se Hillary Clinton, atëherë 55 votat i kalojnë të gjitha republikanit. E njëjta gjë vlen edhe për shtetin e Montanës që ka vetëm 3 vota elektorale.


 -Direkt nga qendrat e votimit në SHBA:


-Donald Trump spiunon gruan e tij. Kjo foto është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi tregon se si Trump vëzhgon gruan e tij, Melania-n, gjatë votimit për të zgjedhur presidentin e SHBA.

14962767_10206801017934308_6966408736170145495_n.jpg


-Stafi i Donald Trump ka paditur autoritetet e shtetit të Nevadës pasi vendosën të lënë hapur për më shumë se dy orë mbi afatin e caktuar.

Qendrat e votimit qëndruan hapur për më shumë se dy orë pas interesit të madh të zgjedhësve për të votuar, sidomos atyre latinë.

Ligji elektoral i SHBA-ve thotë se çdokush që është në rradhë për të votuar, duhet të pëfundojë votimin pqavarësisht se afati mund të kalojë, raporton newsbomb.al.

Republikani Michael McDonald hodhi dyshimet se qendrat e votimit janë lënë hapur për t’i dhënë mundësinë “një grupi të caktuar personash” që të votojnë.




-Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet dhe bëhet President i SHBA-ve, ndoshta veprimi i tij i parë do jetë amnistia pë djalin e tij që shkeli ligjin e Nju Jorkut, duke fotografuar dhe më pas shpërndarë fletën e votimit.

Eric Trump publikoi në Twitterin e tij me mijëra ndjekës fotografinë e fletës së votimit ku kishte përzgjedhur të atin, raporton newsbomb.al.

“Është një nder i madh të votoj për babain tim”, shkruante ai. Por kaluan vetëm pak sekonda dhe 32 vjeçari e fshiu postimin e tij. Fotografimi dhe publikimi i fletës së votimit në Nju Jork dënohet me gjobë 1,000 dollarë deri në 1 vit burg.


-Ka filluar pak orë më parë procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm.

Kandidatja Hillary Clinton votoi mëgjesin e sotëm ndërsa në Manhattan të Nju Jorkut është shënuar edhe incidenti i parë, raporton newsbomb.al. Një protestuese kundër Donald Trump ka hyrë “topless” në një qendër votimi, por është shoqëruar menjëherë nga forcat e policisë.

wFWfwfwfawWFenshot_1_copy.jpg


-Ka përfunduar votimi në Dixville Notch të SHBA-së vendbanim në kufi të Kanadasë, vend me vëtëm 8 votues.

Bëhet me dije se Hillary Clinton mori fitoren e parë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, duke korrur sukses në Dixville Notch.

Mësohet se kandidatja demokrate mori 4 vota, ndërsa republikani Donald Tramp 2 vota. Një person mbështeste Gary Johnson, kandidatin e Partisë Liberale, dhe një tjetër nuk dinte kë të zgjidhte e shkroi Mitt Romney.

Kështu u desh vetëm pak kohë që të votohej dhe një çift më pas i numëroi, duke regjistruar rezultatin.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048740148544312
array(1) { ["section"]=> string(79) "zyrtare-donald-trump-eshte-presidenti-i-ri-shba-zevendeson-barack-obama-n-58896" }