Zyrtare: Drita humb ndeshjen e 'Champions League' në tavolinë, shkak koronavirusi

Publikuar tek: sport, më 22:17 12-08-2020 Zyrtare: Drita humb ndeshjen e 'Champions League' në tavolinë, shkak koronavirusi

FC Drita është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi UEFA ka vendosur që ndeshja mos të përsëritet.

Kampionët e Kosovës kanë konfirmuar me anë të një komunikate për shtyp se UEFA ua ka konfirmuar se kanë humbur ndeshjen në tavolinë.

Shkak është bërë rezultimi pozitiv në testin për koronavirus të një prej futbollistëve, një ditë para ndeshjes.

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavoline me rezultat zyrtare 3:0!”, shkruan në komunikatën klubi i Kosovës.

Për kampionët e Kosovës ky është një vendim i habitshëm, raporton Gazeta Express.

“Arsyeja kryesore të këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet më shume se tre ditë (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kane të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore!”.

KF Drita e ka quajtur këtë vendim të papritur dhe subjektiv.

Ata kanë thënë se do të angazhojnë avokat për të ndjekur rrugët ligjore për vendimin e fundit të UEFA-s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009835958480835
array(1) { ["section"]=> string(84) "zyrtare-drita-humb-ndeshjen-e-champions-league-ne-tavoline-shkak-koronavirusi-216947" }