Zyrtare: Juventus konfirmon lojtarin e dytë me koronavirus, mesfushori Matuidi rezulton pozitiv

Publikuar tek: sport, më 22:53 17-03-2020 Zyrtare: Juventus konfirmon lojtarin e dytë me koronavirus, mesfushori Matuidi rezulton pozitiv Futbollisti i Juventus Matuidi

Pas mbrojtësit Daniele Rugani, një tjetër lojtar i Juventusit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez Blaise Matuidi, i cili ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e ka dhënë klubi torinez përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Matuidi është prej 11 marsit në vetëizolim në shtëpinë e tij. Ai do të vazhdojë të monitorohet dhe do të ndjekë të njejtin regjim që rekomandojnë mjekët. Francezi nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë”, njofton klubi bardhezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E FUNDIT/ UEFA vendos: Europiani do të zhvillohet vitin e ardhshëm
»
Article Logic
Execution time: 0.0086770057678223
array(1) { ["section"]=> string(100) "zyrtare-juventus-konfirmon-lojtarin-e-dyte-me-koronavirus-mesfushori-matuidi-rezulton-pozitiv-199051" }