Zyrtare, këta janë 5 kandidatët për kreun e Partisë Demokratike (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 21:49 02-07-2017 Zyrtare, këta janë 5 kandidatët për kreun e Partisë Demokratike (EMRAT)

 Nga data 22 korrik, kur do të mbahen zgjedhjet për krytarin e ri të Partisë Demoktarike, kanë mbetur vetëm 3 javë.

Një garë e ethshme pritet të jetë përballja dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe emrat që konkurojnë për  të marrë drejtimin e njërës prej partive më të mëdha në vend, si Basha, Patozi, Selami etj.

Deri në këto momente janë zyrtarizuar 5 kandidatura për kreun e PD:

  1. Lulzim Basha.

I pari sigurisht që është kryetari i “ngrirë” i PD-së, Lulzim Basha, i cili me vete ka eksperiencën e 4 viteve në krye të Opozitës dhe premton që me këtë përvojë mund ta çojë PD-në në fitore.

  1. Eduard Selami.

Ish kryetar i Partisë Demokratike në vitet e para të saj, për një kohë të gjatë jashtë vendit, tashmë Selami është rikthyer dhe kërkon që të udhëheqë, partinë që ai bashkë me studentët e dhjetorit themeloi.

  1. Astrit Patozi

Prej më shumë se 10 vite Astrit Patozi është një nga figurat kryesore të PD. Patozi është parë gjitmonë si një nga zërat më të fuqishëm të Partisë Demokratike, por gjithashtu edhe një nga zërat më kritik të lidershipit të Bashës në 4 vjet.

  1. Erion Piciri

Ai vjen me një pikë të fortë pasi është profesor i lidershipit, dhe beson se më karizmën dhe njohurtitë e tij mbi politikën mund të fitoj garën për kreun e PD.

  1. Astrit Sinanaj

Është më pak i njohuri në këtë garë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka shanse për të marrë drejtimin e PD. Si avantazh Astrit Sinanaj konsideron bagazhin e tij intelektual. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ankth në Tepelenë, atentat ndaj të riut në mes të qytetit (EMRI)
“Lufta” brenda llojit në PD, demokratët: Jo debatit shterues, po harmonizimit të qasjeve! »
Article Logic
Execution time: 0.011996030807495
array(1) { ["section"]=> string(74) "zyrtare-keta-jane-5-kandidatet-per-kreun-e-partise-demokratike-emrat-84760" }