Zyrtare: Kim Jong Un vizitë në Shtëpinë e Bardhë, takimi i dytë me Trump

Publikuar tek: bota, më 21:12 18-01-2019 Zyrtare: Kim Jong Un vizitë në Shtëpinë e Bardhë, takimi i dytë me Trump Takimi i Trump me Kim Jong Un

Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar një takim surpizë midis presidentit Trump dhe Kim Jong Un-it në diskutimin që do të mbahet në Samitin e dytë për denuklearizimin.

 Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha se Donald Trump do të takohet me të dërguarin e delegacionit të Koresë së Veriut, Kim Jong Chol në zyrën Ovale për të diskutar rreth denuklearizimit.

Sekretaria për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, lëshoi një deklaratë sot ku konfirmoi axhendën e Zyrës Ovale për takimin e Presidentit amerikan me negociatorin e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Chol-in, ku ndër të tjera në deklaratë tregohet se midis Trump dhe të dërguarit special të Kim Jong Un-it, do të diskutohet për marrëdhënien midis dy shteteve dhe vazhdimin e progresit të Koresë së Veriut në reformën e programit  të denuklearizimit të armëve të saj bërthamore.

Sipas raportimeve, takimi protokollar do të zgjasë rreth një orë. Trump do të zbulojë në këtë Samit edhe strategjinë e re të mbrojtjes rakëetore me sensorë të bazuar në hapësirë.

Presidenti Trump ka paralajmëruar disa herë se do të ketë një samit të dytë në fillim të këtij viti dhe ka treguar se ka shkëmbyer disa letra me negociatorin e delegacionit të Koresë së Veriut, Kim Jong Chol-in si dhe me liderin supremKim Jong Un, pavarësisht progresit të vogël dhe marrëveshjes së tyre të parë për denuklearizimin.

Donald Trump ka ofruar garanci se në Samitin e dytë që do të mbahet, do të nënshkruhet një marrëveshje e re me liderin suprem koreano-verior, Kim Yong Un, një marrëveshje e cila do të japë një zgjidhje përfundimtare për sa i përket denuklearizimit, si dhe përmirësimin e një marrëdhënieje të gjatë armiqësie midis dy vendeve, që nga koha e Luftës së dy Koreve më 1953.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011710166931152
array(1) { ["section"]=> string(77) "zyrtare-kim-jong-un-vizite-ne-shtepine-e-bardhe-takimi-i-dyte-me-trump-149370" }