Pas shumë spekulimeve se kush do të merrte drejtimin e Kamzës ka ardhur dhe lajmi që i ka dhënë zgjidhje çdo dileme për stolin. Ish-trajneri i Kukësit dhe ish-futbollisti i Kombëtares Klodian Duro është konfirmuar nga klubi kamzali si tekniku më i ri i Kamzës.
Lajmi zyrtar është dhënë në faqen e ekipit në “Facebook”.
“Klubi bën të ditur akordin me trajnerin Klodian Duro. Prezantimi zyrtar do të zhvillohet nesër (e mërkurë) ora 17:00 në ambjentet tona.”