Zyrtare/ Kongresi i PS-së zhvillohet më 19 mars

Publikuar tek: politike, më 20:53 25-01-2016 Zyrtare/ Kongresi i PS-së zhvillohet më 19 mars

Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet më 19 mars të këtij viti, ku pritet të votohet edhe për zgjedhjen e kryetarit të saj. Lajmi është konfirmuar nga deputeti socialist Taulant Balla gjatë një dajle për mediat, pas përfundimit të takimit të kryetarit Edi Rama me koordinatorët e PS-së në selinë rozë.

Balla theksoi se në 90% të territorit të Shqipërisë kanë përfunduar zgjedhjet për kryetarët e organizatave, ndërsa në muajn shkurt  do të votohet për delegatët e kongresit.

“Na rezulton një rritje e anëtarësisë në çdo organizatë. Në zona të caktuara të vendit kemi bërë një ristrukturim të të gjitha strukturave, siç është rasti i Lezhës. Kemi arritur që të jemi forca e vetme që do të kemi një regjistër online për të gjithë anëtarët, Me mbylljen e këtij procesi në 90% të territorit, PS ka përmbyllur zgjedhjet për kryetarët e organizatave. Në muajn shkurt jemi të gatshëm të nisim procesin e zgjedhjes së delegatëve për kongresin në 61 bashkitë e vendit dhe pas mbylljes së këtij procesi, më 19 mars është parashikuar të zhvillohet kongresi”, tha Balla.

I pyetur nëse shtyrja e kongresit për në muajn mars është shkelje e vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Balla tha se ai proces nuk mund të zhvillohej pa u kryer zgjedhjet në organizata. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011523008346558
array(1) { ["section"]=> string(52) "zyrtare-kongresi-i-ps-se-zhvillohet-me-19-mars-30910" }