ZYRTARE/ Lëvizje e befasishme e SKËNDERBEUT, prezanton lojtarin e TIRANËS

Publikuar tek: sport, më 18:37 22-08-2019 ZYRTARE/ Lëvizje e befasishme e SKËNDERBEUT, prezanton lojtarin e TIRANËS Asion Daja firmosi sot me Skënderbeun

Asion Daja është lojtari më i ri i Skënderbeut. Mesfushori është larguar nga Tirana dhe tashmë ka firmosur ditën e sotme me korçarët.

Hapësirat e pakta në ekip kanë bërë që lojtari të largohet për të luajtur më shumë minuta, diçka që te Skënderbeu e ka të garantuar.

Pak minuta më parë, është klubi korçar që ka zyrtarizuar lojtarin në faqen zyrtare.

Postimi i Skënderbeut:

Asion Daja, prej sot është zyrtarisht futbollist bardhekuq.

Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon.

29-vjeçari ka nëneshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe mënjeherë është nisur drejt Korçës.

Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do ti bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072829723358154
array(1) { ["section"]=> string(78) "zyrtare-levizje-e-befasishme-e-skenderbeut-prezanton-lojtarin-e-tiranes-176042" }