Zyrtare/ Mblidhet KQZ, Spartak Braho zëvendëson Tahirin

Publikuar tek: barometri, më 07:31 12-05-2018 Zyrtare/ Mblidhet KQZ, Spartak Braho zëvendëson Tahirin

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili vendosi për pasuesin e mandatit të lënë nga Saimir Tahiri.

KQZ miratoi me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit, Spartak Brahos, i cili ishte pasuesi i i listës së depuetëve të PS, në qarkun e Tiranës.

Ky mandat i kaloi Spartak Brahos me 7 vota pro. Kujtojmë se Braho ka plotësuar formularin e pranimit dy ditë më parë.

Ai është pjesë e listës shumë emërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Braho mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI. Por në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumëemërore të PS-së në qarkun e Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027708053588867
array(1) { ["section"]=> string(60) "zyrtare-mblidhet-kqz-spartak-braho-zevendeson-tahirin-120449" }